×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lumezi për vdekjen e prokurorit Krasniqi: Humbje e madhe për sistemin prokurorial

    Insajderi
    04 March 2021 - 08:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Enver Krasniqi.

    Në telegram ngushëllimi, Lumezi thotë se se vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për familjen por edhe për sistemin prokurorial.

    “Me pikëllim dhe dhimbje të thellë mora lajmin e papritur të ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Enver Krasniqi. Me lejoni të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët. Ju e humbët një prind dhe familjar të shkëlqyer, ndërsa sistemi i drejtësisë e humbi një profesionit të madh. Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për Ju si familje, por edhe për tërë sistemin prokurorial, të cilit prokurori Krasniqi i shërbeu më përkushtim, dinjitet dhe integritet të lartë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, thuhet në telegram ngushëllimi.

    Prokurori Krasniqi vdiq mbrëmë.

    Krasniqi ishte edhe duke hetuar rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark