×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku kërkon dorëheqje të Sveçlës e Haxhiut: Kryefajtor Albin Kurti

    Insajderi
    01 December 2022 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka kërkuar dorëheqje të menjëhershme të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministers së Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas vrasjes makabre të gruas shtatzënë.

    Lushtaku ka thënë se dështimet e njëpasnjëshme në ofrimin e sigurisë kolektive kanë përgjegjës, kanë emër dhe mbiemër.

    Postimi i plotë:

    Dorëheqje të menjëhershme nga Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas vrasjes makabre të gruas shtatzënë.

    Arsyetimi i pandershëm i kryeministrit Kurti, shefit të Xhelalit dhe Albulenës, ku fajtorët sipas tij janë Qielli i Pistë dhe Familjet e Kosovës, paraqet vetëm shmangie nga përgjegjësit e vërtetë, gjeneralizim të problemit dhe justifikim i dështimit hiearkik polici – drejtësi.

    Dështimet e njëpasnjëshme në ofrimin e sigurisë kolektive kanë përgjegjës, kanë emër dhe mbiemër dhe janë po këta të lartëcekur, me në krye kryepërgjegjësin – kryefajtorin Kryeminstrin Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark