×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lute Credit e dërgon shtetin në arbitrazh

    Insajderi
    26 October 2020 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shteti i Kosovës është dërguar edhe një herë në Arbitrazh. Kësaj radhe nga IuteCredit, shkruan Insajderi.

    Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar për gjithë hapat që do të ndërmarrin.

    “Bashkë me Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, z.Sami Istrefi pritëm në takim Guvernatorin Bankës Qendrore të Kosovës z.Fehmi Mehmeti, i cili shprehi shqetësimin e tij, rreth dërgimit të lëndës në arbitrazh nga IuteCredit për shtetin e Kosovës”, ka thënë ministri.

    “Për këtë çështje Guvernatorin Mehmeti e sigurova që Qeveria e Kosovës, respektivisht ministria e Drejtësisë do t’i ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm ligjor për këtë çështje. Ministria, në këtë rast Avokati i Shtetit kërkon që sa më shpejt të merret vendimi për procedurat në mënyrë që afatet ligjore të Tribunalit të mos na ndëshkojnë. Askush nuk mund të përfitojë duke dëmtuar qytetarët, por as duke shkelur ligjin që është në fuqi”, ka deklaruar ai.

    BQK-ja ka mbyllur “IuteCreditin” dhe “Monegon” në fillim të dhjetorit të 2019-s, duke thënë se funksiononin me norma të interesit jashtë çdo standardi./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark