Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhet e LDK-së, Lutfi Haziri, ka premtuar ndërtimin e sallës së sporteve në fshatin Dobërçan.
Haziri ka takuar banorët në këtë fshat me të cilët ka biseduar për nevojat e tyre dhe planet e së ardhmës.
Kryetari aktual i Gjilanit ka thënë se në mandatin e ardhsëm do t’I rregullojë edhe rrugët që kanë mbetur në këto anë.
“Në mandatin e ardhshëm do ta ndërtojmë sallën e sporteve, sikurse edhe ato pak rrugë që kanë mbetur”, tha ai.
Më tej Haziri ka falënderuar banorët dhe Këshillin e fshatin për mbështetjen e vazhdueshme.