×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lutfi Haziri falenderon Gjilanin: LDK-ja është dyfishuar në vota

    Insajderi
    25 October 2021 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari aktual dhe njëherit kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunë të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falenderuar qytetarët për besimin e dhënë, teksa ka shkruar se subjekti të cilit ai i takon është dyfishuar në vota, përcjell Gazeta Insajderi.

    Haziri, përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare në Facebook, shkroi se LDK nga 7611 ka arritur të fitojë 15159 vota falë besimit, punës e projektit që kanë për Gjilanin.

    Shkrimi i plotë:

    FALËMNDERIT GJILAN

    Në raport me zgjedhjet e fundit, LDK-ja është dyfishuar në vota, duke shënuar 100% rritje. 7611 vota janë shndërruar në 15159 vota. Falë besimit, punës e projektit që e kemi të përbashkët për vendlindjen tonë. Një falenderim nga zemra, për secilin një nga një, që ka besuar, punuar e votuar për Gjilanin, për të përbashkëtat tona e për të mirën e fëmijëve tanë.

    Kjo është një shenjë e mirë për qytetin tonë dhe për të ardhmen e përbashkët, që më shumë se kurrë i besohet familjes së madhe politike të LDK-së, duke e bërë atë dukshëm partinë më të madhe.

    Njëmijë herë falëmnderit!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark