×
Zgjedhjet 2021

Lutfi Haziri: I kemi vënë bazat e një qytetit të mençur dhe ekologjik

Insajderi
11 October 2021 - 16:54
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri, ka njoftuar se janë vënë bazat për një qytet të mençur dhe ekologjik përmes një strategjie të hartuar.

Haziri ka thënë se janë të parët në ndërtimin e vizionit për një qytet të mençur dhe ekologjik, i cili ka shumë përparsi.

“I kemi vënë bazat e një qytetit të mençur dhe ekologjik, pasi gjatë ditës pranuam strategjinë e harmonizuar nga ekipet e Komunës së Gjilanit dhe ata të Universitetit për Biznes dhe Teknologji”, ka thënë ai.

Kryetari aktual i Gjilanit ka treguar se çka përfshihet në këtë projekt.

“Në këtë dokument janë inkorporuar e-leja, arkiva, digjitalizimi i bibliotekës, menaxhimi i mençur i rrjetit të ujësjellësit, mbulimi me WF në pjesën më të madhe të qytetit, pastaj gjendja kadastrale e shërbime të tjera urbanistike, zonat e gjelbra në hapësirën urbane si dhe projekte të tjera”, ka shkruar Haziri.

Më tej Haziri ka bërë të ditur se Gjilani është antare e Rrjetit ndërkombëtar të qyteteve, Strong Cities Network, e themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark