Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Aliu u ka premtuar mbështetje dhe bashkëpunim edhe në mandatin e ardhshëm.
Ai ka falënderuar kryesinë e dy shoqatave për pritjen.
“Sot vizitova Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët i falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa u konfirmova mbështetjen dhe bashkëpunimin edhe në mandatin e ri”, ka shkruar Haziri.