Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka premtuar Përlepnica do të shpallet Eko-fshat.
Në kuadër të fushatës zgjedhore, Haziri ka vizituar banorët e këtij fshati dhe ka thënë se do të ndërtohet shtrati i lumit dhe Përlepnica do të shpallet Eko-fshat.
“Përlepnica mbetet vend i rezistencës e kryengritjes së shqiptarëve për liri e pavarësi. Sa i përket projeksionit të investimeve, shtrati i lumit do të ndërtohet derisa Përlepnica do të shpallet Eko-fshat, pa e harruar edhe pendën që do të bëhet vend rekreacioni”, ka shkruar Haziri.