Kandidati për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri ka vazhduar takimet me qytetarët e kësaj komunë.
“Faleminderit banorëve të një pjese të lagjes Arbëria për përkrahjen e plotë ndaj meje dhe LDK-së”, tha ai.
Ai tha së kanë bërë investime të mëdha në infrastrukturë.
“Pas investimeve të mëdha në infrastrukturë, përfshirë ndërtimin e rrjetit e ri të kanalizimit, ujësjellësit e më pas asfaltimin dhe ndriçimin”, tha kryetari i Gjilanit.
Haziri premtoi së do ta rregullojnë edhe kanalizimin atmosferik në rrugën kryesore.
“Në vitin e parë të mandatit të ri do ta bëjmë edhe kanalizimin atmosferik në rrugën kryesore”, tha Haziri.