Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka prezantuar planin për rigjenerimin urban të komunës.
Në kuadër të këtij plani zhvillimor përfshihet ndërtimi i administratës së re, zgjerimi i sheshit që ndërlidhet me Çarshinë, Tregun i Gjelbër, Stadiumin e Kampusin e shkollave të mesme, parkun e ri dhe parqe të vogla në shumë pjesë të qytetit, sikurse edhe gazifikimi i qytetit.
Ky projket është e paraparë të përfundpjë deri në vitin 2023.
“Rigjenerimi urban i Gjilanit, në kuadër të Planit Zhvillimor Komunal, është paraparë të përfundohet brenda viteve 2021-2023, ku përfshihet ndërtimi i administratës së re, zgjerimi i sheshit që ndërlidhet me Çarshinë, Tregun i Gjelbër, Stadiumin e Kampusin e shkollave të mesme, parkun e ri dhe parqe të vogla në shumë pjesë të qytetit, sikurse edhe gazifikimi i qytetit”, ka shkruar Haziri në Facebook.