Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka premtuar se Stadium i Qytetit do të përfundojë në fund të vitit të ardhshëm.
Haziri ka treguar edhe arsyen e vonesës së përfundimit të këtij stadium deri tani.
“Sa i përket Stadiumit të Qytetit, arsyeja e vonesës së përfundimit është harmonizimi i projektit me FFK dhe me UEFA-n, si stadium i kategorisë 4B, me vlerësim teknik me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Faza e parë do të përmbyllet brenda pak muajsh, derisa projekti total do të përmbyllet në fund të vitit të ardhshëm”, ka thënë ai.
Kryetari aktual i Gjilanit ka thënë se është duke u ndërtuar stadiumi i tretë ndihmës dhe se do të bëhet edhe pishina olimpike.
“Po ashtu, është duke u ndërtuar edhe stadiumi i tretë ndihmës, derisa te palestra Bashkim Selishta – Petriti do të bëhet edhe pishina olimpike. Mbështetja e juaj më bën krenar dhe më të përgjegjshëm në punë”, është shprehur Haziri.