Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, u ka premtuar përkrahje autoshkollave në këtë komunë.
Haziri tha se do të bashkëpunojnë për ofrimin e kushteve profesionale dhe teknike.
“Zotohem për bashkëpunimin lidhur me ekzaminimin dhe mbështetjen profesionale për shenjëzim horizontal dhe vertikal, sikurse ofrimin e kushteve profesionale dhe teknike për autoshkollat që operojnë në territor të komunës sonë”, ka shkruar Haziri.