×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Lyerja e flokëve nuk është e vetmja zgjidhje, 3 mënyra natyrale për të shpëtuar nga thinjat

    Insajderi
    04 August 2022 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lyerja e flokëve është mënyra më e thjeshtë dhe e shpejtë për të shpëtuar nga thinjat. Megjithatë, ka disa truke të thjeshta që parandalojnë këta “mysafirë” të padëshiruar. Një faktor i rëndësishëm që ndikon në shfaqjen e thinjave është sigurisht gjenetika.

    Flokët e thinjura mund të shfaqen edhe për shkak të stresit, mungesës së vitaminave, konsumit të cigares, por edhe për shkak të përdorimit të produkteve që nuk i përshtaten flokëve tuaj. Këto trajtime mund t’ju ndihmojnë të hiqni qafe flokët e thinjur në një mënyrë krejtësisht natyrale.

    Kafe

    Kjo metodë është e përshtatshme për njerëzit që kanë flokë më të errët. Mund të përdorni kafe ekspres, të cilën do ta hedhni mbi flokët pasi të jenë ftohur dhe më pas e shpërndani në të gjithë flokët. Prisni gjysmë ore dhe më pas shpëlajeni. Aplikoni trajtimin 2 herë në javë.

    Vaj kokosi dhe kerri

    Ju duhet të ngrohni vajin e kokosit me gjethe kerri. Prisni që vaji të shkrihet dhe gjethet të lëshojnë ngjyrën e tyre. Më pas hiqni gjethet dhe lëreni përzierjen të ftohet. Lyeni flokët me këtë përbërje. Lëreni përzierjen në flokë për një orë, më pas lajeni si zakonisht. Aplikojeni këtë trajtim para çdo larje flokësh dhe do të shihni një efekt të mahnitshëm.

    Çaj kamomili

    Kjo metodë është ideale për njerëzit me flokë të hapur. Pas larjes, duhet t’i shpëlani flokët me çaj kamomili. Këtë trajtim mund ta aplikoni pas çdo larjeje dhe numri i fijeve gri gradualisht do të zhduket. /abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark