×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Insajderi

    “Ma ke kall zemrën, ki me na mungu Strella jonë”, reagon edhe reperi tjetër kosovar

    Insajderi
    28 May 2022 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmë në orët e vona ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në Ferizaj. Nga të shtënat i vdekur ka mbetur një person, si dhe një tjetër është plagosur nga policia.

    Gazeta Insajderi mëson se person qe mbeti i vrarë nga të shtënat me armë është Gazmend Hyseni i njohur me nofkën Strella.

    Ndërsa dorasi që vrau Strellën është vëllai i reperit Buta, Qëndrim Januzi i njohur me nofkën ‘RIFA’.

    Lidhur me rastin ka reguar edhe reperi kosovar ‘Fuego’ ku ka shprehur ngushellime.

    “Vlla spo muj me besu. Inshalla ne xhenet bro ma ke kall zemren, ki me na mungu gjithe Strella jone…”, ka shkruar Fuego.

    Burime të Insajderit konfirmojnë se Hyseni kishte lidhje me reperin Buta në një periudhë kohore por pas disa konfliktesh, rrugët e tyre u ndanë.

    I njejti, kohët e fundit u shoqërua me reperin tjetër kosovar, Fero i cili dihet se është në “luftë” me Butën.

    Miqësia mes “Strellës” dhe Feros konfirmohet edhe nga postimi i fundit i artistit në Instagram, i cili ka shprehur ngushëllime për mikun e tij “Allahu në xhenet vlla”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark