×
  • Lajme
  • Botë
  • Showbiz
  • Lajme / Botë

    Madona po përgatit filmin për jetën e saj

    Insajderi
    21 January 2022 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Madonna po punon për të sjellë një film për jetën e saj.

    Revista People raporton se filmi biografik do të fillojë me betejat e saj në vitet 1970, duke thënë se “Do të jetë një përshkrim i vërtetë dhe i fuqishëm i jetës së Madonës”. “Vetëm unë mund ta tregoj historinë time,” ka thënë këngëtarja.

    Ylli i muzikës ka përfunduar skenarin me ndihmën e shkrimtares së “Girl On The Train” Erin Cressida Wilson dhe xhirimet do të fillojnë së shpejti, 40 vjet pas publikimit të “Everybody” në tetor të 1982.

    Prodhimi i filmit për Universal është ndërmarrë nga Michael De Luca.

    Emri që thuhet se do të interpretojë rolin e saj do të jetë e bija Lourdes Leon.

    Në garë për të luajtur ikonën e popit janë Florence Pugh dhe e dashura e Kanye West, Julia Fox, 31, e cila u pa me Madonna-n.

    Filmi do të prodhohet dhe drejtohet nga Mbretëresha e Pop-it

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark