×
  • Sport
  • Sport

    Mahrez, synimi kryesor i Barcelonës

    Insajderi
    07 March 2016 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona e ka vënë të parin në listën e transferimeve mesfushorin algjerian që po shkëlqen këtë sezon me Leicester Cityn, Riad Mahrez.

    Algjeriani ka impresionuar gjatë këtij sezoni duke shënuar 16 gola dhe asistuar 10 herë, shkruan të hënën The Sun.

    Sipas gazetës së njohur britanike, trajneri i Barcelonës, Luis Enrique e ka Mahrezin synimin kryesor për afatin kalimtar veror.

    Mahrez është duke u kërkuar nga shumë skuadra evropiane, mes tyre edhe rivali i ‘blaugranëve’ Real Madrid i do shërbimet e mesfushorit të talentuar. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark