×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Majkut i shkon në studio djali, surprizohet live në emision

    Insajderi
    14 June 2021 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reperi i njohur Majk, është surprizuar në emision me praninë e djalit të tij Roanit, teksa po fliste për të.

    Në emsionin “E diela vlenë” në ATV, Majk është pyetur për lidhjen me djalin e tij dhe ai ka thënë se përkushohet tejet shumë ndaj Roanit.

    “Është ndjenjë e veçantë lidhja babë e birë, e se di është hala fillimi edhe mundona me qenë shumë i përkushtuar ndaj tij. Mundona me ja plotësu çdo dëshirë, po nganjëherë them mos po bëjë gabim, marrë këshilla edhe prej babës tem, po Roani është shumë i dashtun. Fëmij i urtë”, është shprehur ai, transmeton Express Rozë.

    I pyetur nëse Roani ka talent për muzikë, ai ka thënë se në fillim ka dëgjuar muzikë por tani nuk e pëlqen. Tutje, Majk ka shtuar se nuk dëshiron t’ia imponojë muzikën apo gjërat e tjera djalit të tij.

    “Në fillim kur shkojsha me marrë në çerdhe, dëgjojke muzikë në makinë e mua. Kështu që e ndjen muzikën, e përcjellë ritmin me kokë. Po kohëve të fundit më thotë ndale muzikën se s’po du me dëgju”, është shprehur ai, e pikërisht në këto momente në studio ka hyrë Roani.

    Me ç’rast Majk është surprizuar mjaftë shumë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark