×
  • Sport
  • Sport

    Majlinda Kelmendi flet para “Tokyo 2020”: “Me rëndësi është të jem sërish në podium, ngjyra e medaljes nuk ka shumë rëndësi”

    Insajderi
    21 July 2021 - 13:49

    Lojërat Olimpike që zhvillohen nga data 23 e këtij muaji deri më 8 gusht në Tokio të Japonisë, ka gjetur sportistët tanë gati për këtë garë, shkruan Insporti.

    Kampionja e xhudos, Majlinda Kelmendi, në një intervistë të dhënë para fillimit të Lojërave Olimpike, ka thënë se do ta jap makismumin për ta mbrojtur titullin, teksa ka theksuar se ngjyra e medaljes nuk ka rëndësi.

    “Do ta jap maksimumin për ta mbrojtur titullin, por me rëndësi është të jem sërish në podium, ngjyra e medaljes nuk ka shumë rëndësi”

    “Jam përgatit mirë, po ndihem ashtu siç duhet të ndihem para kësaj gare”

    https://www.facebook.com/watch/?v=629511265106964

    Ndryshe, Kosova shpreson që të përfaqësohet nga 12 sportistë në Lojërat Olimpike Verore që zhvillohen në Tokio të Japonisë nga 23 korriku deri më 8 gusht.

    Kujtojmë se, Lojërat Olimpike Verore në Tokio, ishin paraparë të mbaheshin në verën e vitit 2020, por shfaqja e pandemisë, bëri që mbajtja e tyre të shtyhej.

    /Insporti.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark