×
  • Sport
  • Sport

    Majlindës i nevojitet vetëm 1 minutë për të treguar se është favorite në Rio

    Insajderi
    07 February 2016 - 11:32

    Gazetari i sportit Duncan Mackay fitues i çmimeve si “British Sports Writer” , në një analizë të shkruar në “Inside the Games” e ka komentuar performancën e xhudistes kosovare Majlinda Kelmendi si të jashtëzakonshme, kur të shtunën u shpall kampione në Paris Grand Slam.

    “Kur kanë mbetur më pak se gjashtë muaj para se vendi i saj të bëjë debutimin në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro, Majlinda Kelmendi me të drejtë mund të ëndërroj që të marrë medalje e artë dhe kjo është shumë e mundshme”, shkruan Mackay.

    Sipas kësaj analize Majlinda Kelmendit i është nevojitur vetëm një minutë që të tregoj se është favoritja kryesore në Lojërat Olimpike për medalje të artë e në të njëjtën kohë duke e shkruar historinë e sportit kosovar, pasi kjo medalje do të ishte e para olimpike për vendin e saj.

    “Për vetëm 1 minutë ajo e shkatërroj kampionen rumune para një audience në të cilën ishte edhe sheiku Ahmet Al-Fahad Al-Sabah, president i Shoqatës Kombëtare të Komitetit Olimpik”, ka shkruar gazetari britanik, raporton Insajderi.

    Medalja e artë e Parisit, ishte e 12-ta për Kelmendin në një ngjarje të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos dhe e 4-ta në Grand Slam.

    Në këtë mënyrë ajo po bënë histori edhe në Paris pasi qysh nga viti 2013 ajo nuk është mundur asnjëherë në Paris. Në vitin 2013 kur Kelmendi  u mund nga japonezja Yki Hashimoto./Insajderi.com

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark