×
  • Lajme
  • Lajme

    Mali i Zi bëhet urë lidhëse energjetike, lehtësohet eksportimi i rrymës së Ballkanit në Evropë

    Insajderi
    30 July 2019 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Linja e transmisionit ujor në mes Malit të Zi dhe Italisë, që pritet të fillojë përdorimin në këtë fundvit, do të shndërrojë Malin e Zi në urë lidhëse energjetike në mes shteteve të Ballkanit dhe Evropës, sipas Luigi Ferraris, drejtor menaxhues në kompaninë Italiane Terna, që po bën ndërtimin e këtij projekti gjigant.

    Linja e transmisionit ujor Malit të Zi i ka kushtuar rreth 1.2 miliardë euro dhe është e instaluar në rreth 1200 metra thellësi në detin Adriatik, me kapcitet prej 600 megavatësh. Ajo do të lidhë nënstacionin energjetik Villanova në Itali me Lastva në Mal të Zi, në një distancë prej 445 kilometrash.

    Sipas Ferraris, shtetet e Ballkanit dhe Evropës Juglindore tani më kanë shfaqur interesimin për të bërë marrëveshje me Malin e Zi për përdorimin e kësaj kablloje nënujore.

    Të gjithë prodhuesit e energjisë elektrike, duke përfshirë edhe termocentralet e reja të paralajmëruara në pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me ndihmën e kabllos nënujore do ta kenë më të lehtë eksportimin e rrymës në Evropë.

    Kablloja e re nënujore në mes Malit të Zi dhe Italisë, cmimet dhe tarifat e garantuara të ulëta energjetike për periudhë të gjatë kohore në shtetet në Ballkan, siguria në prodhim si dhe kërkesa në rritje për energji elektrike në të gjitha vendet në Evropë, paraqesin potencial të jashtzakonshëm për eksport të rrymës për të gjitha termocentralet e reja të paralajmëruara.

    Ndryshe, në rajonin e Ballkanit, linja e re do të ndikojë në rritjen e cmimit të rrymës dhe do të minimizojë mundësinë për shkëmbimin e rrymës në mes shteteve, duke qenë se ajo tani mund të shitet për cmim shumë më të lartë në tregjet në Evropë.

    Vendet sikurse Kosova, që vlerësohen importuese të energjisë elektrike, në mungesë të prodhimit të brendshëm do të ndikohen më së shumti nga rritja e cmimit të rrymës së importuar dhe mungesa e saj në rajon.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark