Kikboksieri nga Prishtina e fitoi meçin pas 5 raundeve të zhvilluara në nivel shumë të lartë, dhe me vendim unanim të gjyqtarëve u shpall kampion i ri botëror në kategorinë deri 86 kilogramë.
Në një njoftim për medie, Maliqi i cili është rritur në Kosovë tregon se është krenar që ia solli titullin kampion bote vendit të tij.
“Pavarsisht ofertave të mëdha që më kanë ardhë nga ana e klubeve të Holandës, Zvicrës dhe Gjermanisë për t’i përfaqësuar ato klube dhe shtetet e tyre. Unë vendosa që të mos e braktisë vendin tim të cilin e përfaqësoj në arenën ndërkombëtare për afër 15 vite dhe sot këtë Titull Botëror në Sportin Profesionist me krenari po ja sjell vendit tonë Kosovës”, thuhet në njoftimin e Yllit.
27-vjeçari po ashtu njoftoi se ditët e ardhshme do të vijë në Kosovë ku do t’ia prezantoj titullin kampion të botës ministrit të sportit, Kujtim Shala dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Për Maliqin kjo ishte fitorja e 14-të në karrierë, karshi 3 humbjeve dhe një barazimi në kikboksin profesionist. Ndërsa Marijanoviç pësoi humbjen e 11-të, karshi 39 fitoreve. /Insajderi.com