×
  • Lajme
  • Insajderi

    Maliqi: Kurti e shfrytëzoi Vjosa Osmanin për ta shkatërruar LDK-në, tash i jep vend në listë aq sa Mimoza Kusarit

    Insajderi
    13 January 2021 - 14:22

    Analisti dhe publicist Shkëlzen Maliqi, në një bisedë për Periskopin, ka folur për dy figurat më të përfolura politike të ditëve të fundit, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, formimin e qeverisë së ardhshme si dhe për tema të tjera politike në vend…

    Sipas Maliqit, Vetëvendosje do ta ketë problem t’i fitojë votat që synon. Ai thotë se znj. Vjosa Osmani nuk është e përgatitur për zgjedhje.

    “Albin Kurti nuk duhet të niset me logjikën ‘nuk shkoj aty se m’presin me thika në harta’ e kësi lloj gjërash, shko e thuaj atje. Prej 2015 e këndej s’kemi arritur të përparojmë në asnjë aspekt. Ndoshta ka marrë leksion pak, Kurti është në mënyrën e vet arrogant, është arrogancë me i dhënë leksione fuqive të mëdha, duhet me e ditë ku e ke vendin, mund të jesh i favorizuar, por rendi botëror i ka 6-7 fuqi të mëdha, që i përcaktojnë gjërat, në koncept Vetëvendosje është gabim”, tha Maliqi në një bisedë për Periskopin.

    Ai gjithashtu tha se Vjosa Osmani nuk është përgatitur për zgjedhje, ngase nuk arriti ta krijojë subjektin e saj.

    Sipas Maliqit, Albin Kurti e ka shfrytëzuar Vjosa Osmanin, për ta – siç thotë ai – shkatërruar LDK-në.

    “Vjosa Osmani nuk është përgatitur sa duhet, nuk mundi ta krijoj subjektin e saj, nuk arriti të bëj koalicion, ajo vetëm mundet me hy në listën e VV-së, Albin Kurti, e ka shfrytëzuar emocionalisht Vjosa Osmanin, dhe tash më nuk i duhet, nuk po shoh se i duhet, ai edhe ashtu është duke synuar 50%, për me e pas në listën e vet, i duhet sepse i sjell vota, por qëllimi i tij ka qenë me e shkatërru LDK-në, i vetmi oponent ka qenë LDK-ja. Kurti nuk ka dashtë me i dhënë Vjosës më shumë hapësirë se Mimoza Kusari-Lilës, i jep disa vende në listë”, u shpreh Maliqi.

    Maliqi, tha se Vetëvendosje do ta ketë problem ta formojë qeverinë me 51%, sepse është thuajse e pamundur që t’i dyfishojë votat, mbi 150 mijë.

    “Duket e pamundshme ta dyfishoj votën, nuk është e përjashtuar, për shkak të euforisë, por është shumë e vështirë, ku do t’i marrë plus 150 mijë vota? Njerëzit janë të dëshpëruar sepse nuk po kanë për kënd me votu”, tha Maliqi për Periskopin.  /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark