×
  • Lajme
  • Insajderi

    Maloku terrorizon pasanikët e Brezovicës- Insajderi sjell pamje ekskluzive të sekuestrimit të villave

    Insajderi
    11 October 2022 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë sekuestruar përkohësisht rreth njëqind (100) objekte ndërtimore, të cilat sipas Prokurorisë, janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare.

    Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Ashtu siç mund të shihet në fotografi villave të sekuestruara ju është vendosur shiriti. Po ashtu në hyrje të tyre është vendosur mbishkrimi ku tregohet se objekti është sekuestruar përkohësisht.

    Lajmin për sekuestrimin e villavë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Ferizajt përmes një komunikate për media.

    Sipas prokurorit të rastit Rasim Maloku, deri në fund të aksionit do të sekuestrohen rreth 80 villa.

    “Deri në fund të aksionit pritet të sekuestrohen rreth 80 villa, ato janë të personave që janë arrestuar më herët, ose që janë nën hetime nga Prokuroria. Nëse gjatë ditës del diçka e re, edhe ato rastet do ti fusim nën hetime”, ka thënë tutje prokurori i rastit Brezovica për Gazetën Insajderi.

    Aksioni në zonën e dytë të Sharrit ka nisur sot rreth orës 10, ndërsa i njëjti është duke vazhduar.

    Ndryshe, që nga fillimi në rastin “Brezovica” janë arrestuar mbi 30 persona. “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Dhënie e ryshfetit”, “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”- janë këto veprat penale, për të cilat po hetohen biznesmenë e zyrtarë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

    Në aksionin e fundit që ishte zhvilluar para disa ditësh prokurori i rastit, Rasim Maloku kishte thënë për Insajderin se janë rreth 30 të arrestuar, 18 nga ta ndodhën në paraburgim, tre në arrest shtëpiak e disa të tjerë me masa më të buta.

    “Është ngritur një aktakuzë për 11 të pandehurit – tre nga ta janë zyrtarë kurse 8 janë investues në zonën e parkut kombëtarë Sharri në Brezovicë. Janë nën hetim dhe 70 të pandehur të ndarë në dy lëndë. Mbi 30 persona te arrestuar-  18 paraburgim 3 në arrest shtëpiak dhe disa me masa me te buta e dita mbrohen në liri. Pra varësisht nga rrezikshmëria se sa e pengojnë hetimet apo mund të arratisen”, kishte thënë Maloku për Insajderin./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark