Një nga historitë më epike dhe të sinqerta të treguara ndonjëherë në televizionet shqiptare, Noizy rrëfen sesi nëna e tij përfundoi në spital për shkak të një incidenti me disa ëmbëlsira të gatuara me vaj hashashi që ja kishte sjellë një fans i zjarrtë.
Pa e ditur se çfarë ishin, ajo kishte ngrënë dy copa prej ëmbëlsirave që ndodheshin në studion e të birit. Bashkëshorti, mjekët dhe I biri fillimisht nuk kanë arritur ta kuptojnë shkakun e gjendjes së saj derisa vetë Noizy vuri re se ëmbëlsirat mungonin.
Mes të qeshurave pafund në studio, ai tha “Do të më vrasë mami!”