×
  • Sport
  • Sport

    Mamaja e yllit të Manchester City: “Im bir milioner, unë jetoj në barakë”

    Insajderi
    07 November 2016 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rocio Agudo Duran, mamaja 46-vjeçare e sulmuesit Nolito që Òton nga Manchester City më shumë se 100.000 euro në javë, ka njoftuar prishjen totale të marrëdhënieve të saj me djalin e saj milioner, që nga viti i kaluar, kur të dy u përfshinë në një debat të ashpër në Whatsapp.

    Gruaja, që veç sulmuesit të Manchester Cityt dhe Spanjës, ka edhe dy binjakë të moshës 6 vjeç, jeton në një apartament, kushtet higjeno-sanitare te të cilit janë alarmante, ndërkohë që gjatë 20 viteve të fundit ka patur probleme me heroinën, madje duke u përfshirë edhe në rrjetin e prostitucionit, vetëm për të Òtuar para.

    Përtej gjtihçkaje, aktualisht ajo nuk arrin dot të mbyllë shpenzimet mujore minimale jetike, që kur futbollisti 30-vjeçar ka ndalur sër dërguari para për të paguar qiranë, shkruan Telesport.

    Në një video, mamaja e Nolitos ka treguar kushtet e banesës së saj, duke shpresuar që të tërheqë vëmendjen e futbollistit spanjoll, që gjithmonë ka njohur si prindër të tij, gjyshin, që ka ndërruar jetë së fundmi, dhe gjyshen, duke tentuar ta bindë atë që të rivendosin edhe njëherë marrëdhënien: “Im bir është milioner, ndërsa unë jetoj në një barakë”.

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark