×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mane futbollisti i vitit në Afrikë për herë të dytë radhazi

    Insajderi
    22 July 2022 - 08:51

    Sulmuesi i ri i Bayern Munich, Sadio Mane ka fituar çmimin ‘Futbollisti Afrikan i Vitit’ në një ceremoni të mbajtur mbrëmjen e sotme (e enjte).

    Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) ka bërë ndarjen e çmimeve për më të mirët e vitit sot në një ngjarje gala në Marok.

    Lojtari më i mirë afrikan i vitit është zgjedhur pa asnjë dyshim sulmuesi i ri i Bayernit, Sadio Mane.

    Mane pati një vit të suksesshëm duke fituar trofeun e Kupës së Afrikës me kombëtaren e tij, Senegalit.

    Kjo ishte hera e dytë që ish-ylli i Liverpoolit zgjidhet më i miri i vitit.

    Ylli i Bavarezëve  është bërë lojtari i 10-të që fiton çmimin “Futbollisti Afrikan i Vitit” më shumë se një herë, transmeton telegrafi.

    Sulmuesi senegalez mposhti në garë ish-bashkëlojtarin e tij te Liverpooli, Mohamed Salah dhe portierin senegalez të Chelseat, Edouard Mendy.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark