×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mane zbulon klauzolën e vdekjes me Senegalin

    Insajderi
    11 July 2022 - 10:16

    Sadio Mane ishte udhëheqësi i Senegalit drejt titullit kampion në Kupën e Kombeve të Afrikës në muajt e parë të vitit. Por gjërat mund të kishin shkuar më keq për sulmuesin aktual të Bajernit, i cili ka pranuar të luajë me jetën e tij vetëm për të ndihmuar Senegalin të marshonte në kompeticionin më të rëndësishëm në Afrikë.

    Gjatë një interviste të dhënë për “Pro Direct Soccer France”, ai ka rrëfyer se ka pasur një luftë të hapur me drejtuesit e federatës së vendit të tij që nuk dëshironin të rrezikonin shëndetin e lojtarit. Gjithçka i referohet pragsfidës në çerekfinale kundër Guinesë Ekuatoriale. Mane ishte dëmtuar në takimin e 1/8 të finaleve përballë Kepit të Gjelbër, duke pësuar një dëmtim në kokë.

    Stafi mjekësor i Senegalit i kishte këshilluar lojtarit të bënte pushim dhe të mos luante takimin e radhës. Nga ana tjetër, asokohe klubi i tij, Liverpuli, po bënte presion mbi Federatën e Senegalit për të mos e lënë Manenë të luante kundër Guinesë Ekuatoriale. Por as njëra palë dhe as tjetra nuk mundën ta ndalnin sulmuesin që të ishte në fushë e të ndihmonte vendin e tij të arrinin gjysmëfinalet.

    “Kur isha i dëmtuar në ndeshjen kundër Kepit të Gjelbër, nuk kam folur asnjë moment atë ditë. Isha i trullosur, nuk ndihesha mirë. Liverpuli po i bënte presion federatës senegaleze, sikurse i shkroi dhe një letër FIFA-s për t’i bërë me dije se unë duhet të qëndroja të paktën 5 ditë pushim. Edhe vetë e kisha të qartë se nuk duhet të luaja, po rrezikoja shumë. Por vendosa të nënshkruaja një kontratë.

    Gjithçka është përgjegjësi imja. Nëse vdes, do të jetë gjithçka përgjegjësi personale. Të gjithë këmbëngulnin të mos luaja, por e kisha ndarë mendjen dhe ashtu ndodhi. Bashkë me mjekët bëmë një skaner mëngjesin e ndeshjes dhe më pas historia është ajo që e dimë”, ka rrëfyer Mane. Mane zbriti rregullisht në fushë kundër Guinesë Ekuatoriale, duke ndihmuar Senegalin në fiton 3-1. /panorama.al/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark