×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Manifesta” shpalosi rezultatet e saj kryesore

    Insajderi
    08 June 2023 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në një konferencë për media që u mbajt gjatë ditës së djeshme, Manifesta 14 Prishtina shpalosi rezultatet kryesore nga anketa e pavarur publike, një studim i realizuar nga Instituti GAP dhe UBO Consulting që shqyrtoi aspekte të ndryshme të efektit të bienales në Prishtinë.

    E gjetura më e dukshme e raportit ishte ndikimi ekonomik. Bienalja gjeneroi një vlerë ekonomike mbresëlënëse prej 20.2 milionë euro, me një kthim të jashtëzakonshëm në investim që është katër herë më i madh se shpenzimet publike. Kjo tregon fuqinë e jashtëzakonshme të artit dhe kulturës për të krijuar mundësi për rritje si dhe fuqinë e tyre transformuese të perceptimeve ndërkombëtare për Kosovën.

    Ministri Hajrulla Çeku foli për ndikimin socio-ekonomik dhe atë kulturor që ka ardhur si rezultat i organizimit të Manifesta 14 Prishtina në vendin tonë dhe rëndësinë e investimit në ngjarje të tilla.

    Drejtoresha e Manifesta 14, Hedwig Fijen, dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, gjatë prezantimeve të tyre treguan se trashëgimia e Manifesta 14 do të qëndrojë në Qendrën për Praktikë Narrative. Ky institucion kulturor, i menaxhuar nga profesionistë të talentuar, shërben si vend krijimtarie në zemër të Prishtinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark