×
Show

Manjola Nallbani vjen me poza tërheqëse nga “Air Albania Stadium”

Insajderi
19 November 2019 - 21:33

Këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani, ka marrë pjesë të dielën në inaugurimin e Stadiumit “Air Albania”, i njohur ndryshe si Arena Kombëtare.

Përveçse ka ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Francë, Nallbani ka qenë e ftuar edhe për të argëtuar të pranishmit me muzikë, në zonën VIP.

SHIKO > Majku i thotë fansit “Vete motrën tane”, direkt në emision

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nag stadiumi, ku shfaqej mjaft atraktive veshur me një fustan të zi dhe xhaketë.

“Të këndoja mbrëmë në sallën “VIP” në ditën e inaugurimit të stadiumit të ri – Arena Kombëtare “Air Albania” ishte sinqerisht emocion i veçantë! Faleminderit”, ka shkruar Manjola në mbishkrimin e disa fotografive të publikuara në Instagram.

Këngëtarja Nallbani është e njohur për zërin e saj të shkëlqyer dhe interpretimin e këngëve ‘live’, me çka edhe ka bërë që atmosfera aty ku ka kënduar të ishte në maksimum.

View this post on Instagram

⚽️??❤️

A post shared by Manjola Nallbani (@manjolanallbani) on

Përveç Manjolës, atë ditë kënduan edhe emra tjerë të njohur të skenës si: Era Istrefi, Flori, Aurela Gaçe, Besa, Juliana Pasha. /Telegrafi

 

REVIEW / Majk e Onat si asnjëherë tjetër

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark