Sezoni i ri dhe përsëri tendencat e reja të modës pranverë-verë 2019 janë të gatshme për të demonstruar dizajnerët më të mirë në kuadër të trendit.
Temperaturat e ndryshme në stinën e pranverës mund të ju sjell dyshime se çfarë të veshni në një ditë të veçant, por këto mantele të trendit të ri do t’ua heqë të gjitha dyshimet.
Edhe nëse keni veshur rroba me print në formë të germave, lara diskrete të formave të zhdrejta apo në formë të vijave të ndërprera, format gjeometrike që ju bëjnë të veçanta që janë modeli, shtesat dhe ngjyrat e këtij sezoni.
Modelet sillen nga të ato të cilat lidhen në bel, deri te plotësisht të rrafshëta të cilat ngjajnë me ato të gjysmës së shekullit të kaluar, deri te pjesa e shpinës e së cilës është më e gjatë se pjesa e përparme.
Nga shtesat janë jakat e pasura apo tredimensionale apo lule me dimensione të mëdha të cilat janë gjendur në shumë koleksione të disenjatorëve, jo vetëm në mantele, por edhe në pjesët e tjera të veshjeve.
Megjithatë, ajo që më së shumti u jep vulë modeleve të sivjetme është zgjedhja e ngjyrave.
Në shumë modele dominon ngjyra e verdhë ose së paku ka gjurmë të saj. Nuk janë lënë anash as e kuqja e zjarrtë, nuanca e së kaltrës, së gjelbrës, si edhe as ajo rozë e zbehtë.
Mundeni t’i bartni me të gjitha llojet e këpucëve – çizme, sandale, por edhe me atlete. Pra, varësisht nga rasti.