×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Maqedonia e Veriut U17 shpalos listën për ndeshjet e qershorit, 7 shqiptarë të ftuar

    Insajderi
    17 May 2022 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e Maqedonisë U21, në në fillim të qershorit do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit eliminatore për Kampionatin Evropian të vitit 2023, i cili do të zhvillohet në Rumani e Gjeorgji.

    Më 2 qershor, Armenia do të zbarkojë në Shkup dhe përballjen në stadiumin “Todor Proeski”. Tre ditë më vonë, Maqedonia të takohet me Ukrainën në Stamboll të Turqisë. Filip Trpçevski nuk do të jetë kombinim për ndeshjet ndaj Armeninë dhe Ukrainën, për shkak të lëndimit të ligamenteve të gjurit. Në listë përfshihen shumica e lojtarëve që pritet të jenë një nga bartësit kryesorë të kësaj gjenerate në turin e ardhshëm eliminator.

    Plotë shtatë futbollistë shqiptarë janë ftuar:

    Portierë: David Denkovski (Bregalnica), Marko Alçevski (Borec), Ivan Nikolovski (Belasica);

    Mbrojtja: Blerton Shei (Shkupi), Kristijan Tasevski (Augsburg, Gjermani), Mario Mladenovski (GP Maqedonia), Adrian Hajdari (Rapid Vjenë, Austri), Andrej Stojçevski (Zilina), Jovan Manev (Bregalnica), Viktor Klevski (Gostivar);

    Mesfusha: Alex Zlatkov (Triglav Kranj, Slloveni), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Sefer Emini (GP Maqedonia), Emir Saitoski (Domzale, Slloveni), Ivan Nikolov (Vardar), Florent Ramadani (Shkendija), Arbi Vosha (GP Maqedonia ), Luka Stankovski (Gaziantep). Agon Elezi (Varazdin), Metodi Maksimov (Rabotniçki);

    Sulmi: Marko Gjorgjievski (Shkupi), Dashmir Elezi (Shkendija), Mario Ilievski (Shtator, Bullgari), Luan Abazi (Will, Zvicër).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark