Elseid Hysaj vazhdon të bëjë paraqitje të mira në Kampionat Evropian. Mbrojtësi shqiptar është vlerësuar edhe nga prestigjiozja spanjolle, Marca, e cila e ka zgjedhur atë si futbollistin më të mirë të Shqipërisë.
Me mungesën e kapitenit Lorik Cana, shiritin e kapitenit e mori Ansli Agolli dhe jo Hysaj, mirëpo kjo nuk e dëshpëroi futbollistin e Napolit.
Rezultati ishte dëshpërues në sfidën e mbrëmshme, por paraqitja e Shqipërisë i jep ende shpresë atyre se me një fitore ndaj Rumanisë të kalojnë grupin, njofton Insajderi.
“Elseid Hysaj – 6.5
Mbrojtësi i Napolit ishte i shkëlqyeshëm, derisa e mbajti të qetë në pjesën e parë Anthony Martialin. Ai ishte efektiv kur u desh të mbulonte hapësira në mbrojtje dhe ta bënte më kompakte vijën mbrojtëse të Shqipërisë. Gjithashtu, ai dërgoj në zonë një numër të krosimeve të rrezikshme”, shkruan Marca, njofton Insajderi.
Mbrojtësi i Napolit është vlerësuar edhe nga mediet e tjera evropiane për paraqitjet e tij në dy ndeshjet e Shqipërisë në evropian. /Insajderi.com