×
  • Lajme
  • Lajme

    “Marilyn Monroe shqiptare” që mori mbi 12 mijë euro nga Greqia

    Insajderi
    22 October 2018 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lajmi se Greqia ka shpenzuar miliona euro për të paguar media, gazetarë e fytyra publike nga Shqipëria, ka tensionuar situatën në shtetin shqiptar.

    Mediat greke fillimisht publikuan emrat e mediave që kishin përfituar nga shteti grek, kurse kjo ishte firmosur nga ministri tashmë i dorëhequr, Niko Kotzias.

    Ndërkohë është publikuar edhe lista me gazetarët shqiptarë, pronarë portalesh, aktorë dhe politikanë të njohur të cilët shërbenin për interesat e diregjuar nga ish ministrit Kotzias.

    Në mesin e tyre është edhe aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixharri, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas raportimeve nga gazeta “Eleftheri Ora”, aktorja shqiptare ka marrë nga Greqia mbi 12 mijë euro.

    Olta Gixharri në Shqipëri njihet edhe si “Merilyn Monroe” shqiptare, kjo pasi shumë e kanë krahasuar edhe në pamjen fizike.

    Gixharri është aktore nga Durrësi e cila ka lindur më 8 korrik 1986.

    Ajo është një nga aktoret më aktive në Teatrin e Tiranës, ku ka luajtur në disa shfaqje.

    Në mesin e tyre më të njohurat janë: Filumena Marturano, Pamje nga Ura, kurse së fundi ka luajtur edhe në filimin Pharmakon.

    Ajo gjithashtu kishte provuar veten edhe si moderatore, por pastaj ishte larguar nga ajo detyrë.

    Olta Gixharri sipas mediave greke, është ne mesin e fytyrave publike që kanë përfituar më së shumti nga shteti grek. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark