Moderatorja shqiptare, Marina Vjollca, mbajti të ngërthyer përpara ekranit shikuesit, teksa për një muaj rresht prodhoi emisione për sportin e futbollit.
Tani që Kampionati Evropian përfundoi, për Marinën erdhi koha e pushimeve.
Asaj duket se i ka pëlqyer jashtë mase eksperienca në këtë kampionat, duke u ndierë nostalgjike për ekranin dhe shikuesit akoma pa u bërë një javë që përfundoi.
“Më mori malli që tani për ju” shkroi ajo në Instagram, duke postuar një fotografi të saj.
Mbetet të shihet se ku do e shohim Marinën në ekran, sapo të përfundojë koha e pushimeve.