Në një intervistë për “Revista Who” Marina ka folur për jetën e saj private, veçanërisht martesën me Getoar Selimin, që sipas saj po shkon për marshallah. Pas dhuratës super speciale të reperit për ditëlindjen e saj, të gjithë kuptuam se dashuria mes tyre vazhdon të jetë po njësoj si ditën e parë. E pyetur nëse ka një sekret për këtë gjë, Marina shprehet:
“Veç sekret që nuk ka në dashuri. Me dhuratën më ka lënë pa fjalë për ditë të tëra. Sekreti i Getit ky është, di të të lërë pa fjalë (për mirë deri tani)”.
Ajo shton se deri më tani martesa e tyre nuk duket fare monotone dhe mendon se nuk do të ndodhë kurrë diçka e tillë për sa kohë të dy kanë qëllime dhe ide të njëjta për njëri-tjetrin.
Marina tregon se jeta e tyre përtej derës së shtëpisë është njësoj si e çdo shqiptari, me shumë dashuri, grindje, njerëz, muzikë dhe gatime të mira. Moderatorja thotë se të dy bashkë me Getin janë natyra që ju pëlqen qëndrimi në shtëpi dhe na surprizoi të gjithëve teksa zbuloi se reperi është një kuzhinier i shkëlqyer.
“Unë edhe Geti jemi natyra që nuk na pëlqen shumë të dalim. E darkat në shtëpi me familjarë ose miq janë shumë të shpeshta. Kur kemi edhe Chef-in e kuzhinës, misioni është i kryer me sukses. Geti gatuan në mënyrë të përkryer, unë më shumë luaj rolin e asistentes (qesh)”, thonë Marina.