×
  • Showbiz
  • Show

    Marina Vjollca shfaqet tërheqëse në fotosesionin e ri, thekson gjoksin e formësuar

    Insajderi
    27 February 2021 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prezantuesja shqiptare, Marina Vjollca, gjithmonë di si të tërheq vëmendjen e fansave të saj.

    Përmes tipareve të bukurisë dhe linjave trupore, ajo shpesh arrin që të mahnit 1.4 milion ndjekësit.

    Kështu, në një postim në rrjetin social Instagram, Marina ka zgjedhur të ndajë setin e ri fotografik që ka realizuar.

    Bukuroshja bione shihej e veshur e tëra me ngjyrë vjollcë, derisa në këtë paraqitje kishte vënë në pah gjoksin e formësuar.

    “Vetëm vjollcë”, ka shkruar ajo në përshkrim.

    Edhe makijazhin së bashku me flokët i kishte në mënyrë profesionale, çka e bënin të dukej edhe më e mrekullueshme.

    Kujtojmë se moderatorja së fundmi ka qenë duke shijuar pushimet në Milano, së bashku me bashkëshortin Getoar Selimi. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark