×
  • Sport
  • Sport

    Marjan Ilievski pritet me duartrokitje në Prishtinë

    Insajderi
    01 March 2016 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-trajneri i skuadrës së Arsenalit, Marjan Ilievski, është rikthyer në Prishtinë, por kësaj radhe në cilësinë e kundërshtarit dhe është mirëpritur nga tifozët prishtinas “Plisat”.

    Trajneri maqedonas u largua nga Prishtina gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, për shkak të disa rezultateve të dobëta dhe pas disa javësh mori drejtimin e skuadrës maqedonase, Kozuv.

    Ilievski ishte mjaft i dashur për tifozët “Plisat” pasi qëndroi për dy vite radhazi në Prishtine, duke arritur të fitojë Ligën Ballkanike në edicionin e dytë, trofe më të cilin shkruajti histori në basketbollin kosovar.

    Kozuvi dhe Prishtina do të përballen në kuadër të Ligës Ballkanike, ndeshje që fillon në ora 19:00.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark