×
  • Sport
  • Sport

    Marramendëase/ Më shumë se tre miliardë euro shpenzime nga klubet angleze

    Insajderi
    01 February 2023 - 21:41

    Premier League e ka thyer rekordin e vet për transferime. 20-të klubet e elitës së futbollit anglez kanë shpenzuar pak më shumë se tre miliardë euro në afrimin e futbollistëve të rinj në sezonin 2022-23.

    Kjo shumë e shpenzimeve të parave është afër dyfish më shumë sesa që ishin shpenzuar në rekordin e kaluar.

    Në afatin kalimtar të dimrit, klubet kanë investuar 800 milionë euro, dy herë më shumë se në dimrin e vitit 2018.

    Skuadra e Chelseat në muajin janar ka shpenzuar rreth 330 milionë euro në muajin janar, më shumse sesa Bundesliga, La Liga, Serie A dhe Ligue 1 së bashku, shkruan “Sky Sport” i Austrisë të mërkurën.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark