×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrëveshja për ndalimin e mallrave serbe në Kosovë, Stano: Të dyja palët të përmbahen nga hapat e njëanshëm

    Insajderi
    14 June 2024 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë me rastin e ndalimit njëvjeçar të importit të mallrave serbe në Kosovë se të dyja palët duhet të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar.

    Stano përsëriti se qëndrimi i BE-së është që të dyja palët, çfarëdo që të bëjnë, duhet t’i përmbahen marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

    “Duhet të parandalojnë ose të përmbahen nga hapat që nuk janë të koordinuar, të njëanshëm dhe në çdo gjë që bëjnë duhet të fokusohen në zbatimin e marrëveshjeve në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai, raporton Kosovo-Online.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark