×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Marrëveshje e teatrove shqiptare

    Insajderi
    24 September 2022 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Teatri Kombëtar i Kosovës së bashku me Teatrin Shqiptar në Shkup, Teatrin Kombëtar të Shqipërisë si dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi.

    Kjo marrëveshje erdhi me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në mes të teatrove shqiptare, ku u dakorduan për bashkë-organizimin e “Festivalit të Teatrit Shqiptar – MOISIU”.

    “Ky festival këtë vit do të mbahet në Shkup dhe do të vazhdoj çdo vit në rotacion në tre kryeqytetet, si dhe për bashkë-prodhimin e përvitshëm të një shfaqje me karakter kombëtar në mes të tre teatrove kryesore shqiptare – nga viti 2023”, thuhet në njoftimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark