Njihen për jetën e tyre luksoze por për këto çifte, muaji i mjaltit ka përfunduar para se të fillojë si duhet.
Bradley Coper dhe Jennifer Esposito – 4 muaj
Pasi kishin qenë në lidhje për një vit, Bradley Coper dhe Jennifer Esposito në mënyrë të qetë u bashkuan në dhjetor të vitit 2006. Katër muaj më pas, aktorja ka aplikuar për shkurorëzim nga njeriu që do të shpallej si Mashkulli më Seksi, duke thënë për “PEOPLE”, “Kështu duhet të jetë. Duhet të ecësh tutje”.
Jennifer Lopez dhe Chris Judd – 8 muaj
Duke jetuar suksesin e hitit të madh të këngës së saj, “Love Don’t Cost a Thing”, Lopez ka shpenzuar shumë në martesën e saj më 29 shtator 2001, me valltarin e saj Judd. Nusja kishte një vello “Valentino” dhe kishte rreth 10,000 trëndafila, porse bashkimi ekstravagant ka zgjatur vetëm 8 muaj, kur çifti përfundimisht u nda në korrik të vitit 2002.
Nicolas Cage dhe Erika Koike – 4 ditë
Dyshja për të parën herë ishin parë së bashku në prill të vitit 2018 derisa ishin për pushime në Puerto- Riko. Derisa dashurinë mbanin në mënyrë modeste, ata lidhën kurorë në Las Vegas më 23 mars. Përkundër se aplikuan për licencën për martesë dhe certifikatën e martesës po të njëjtën ditë, Cage ka aplikuar për shkurorëzim katër ditë më pas.
Carmen Electra dhe Denis Rodman – 9 ditë
“Këshilla ime për secilin është të mos martohen në Vegas”, ka thënë Electra për “PEOPLE” pas ndarjes nga ylli i basketbollit Rodman. Fjalët magjike i kishin konfirmuar te “Little Chapel of the Flowers” në mëngjesin e 14 nëntorit 1998, por Rodman, nëntë ditë më pas ka aplikuar për anulim të martesës.
Drew Barymore dhe Jeremy Thomas – 29 ditë
Gjashtë javë pasi kishin filluar lidhjen më 1994, Barrymore ishte propozuar nga pronari i barit në L.A., Thomas, në ora 2 të mëngjesit. Tri orë më pas, aktorja, atëherë 19 vjeçe, ka tërhequr ceremoninë. Ata nuk kishin një lumturi në martesë, megjithatë Barrymore pas 29 ditësh ka aplikua për shkurorëzim, duke thënë “dallime kontradiktore”.
Kim Kardashian dhe Kris Humphries – 72 ditë
Një muaj pasi Kim kishte aplikuar për shkurorëzim për t’i dhënë fund martesës së saj 72-ditësh me Humphries, yli i NBA-së ishte përgjigjur me deklaratën e tij – në nëntor 2011. Një mik thotë se ylli nga “Keeping Up with the Kardashians “ ishte në vijë me peticionin e Humphries, duke thënë për “PEOPLE”, “Ajo gjithmonë ka dashur një anulim, por avokatët ishin kundër, kështu që tani është e lumtur, pasi dy palët kanë pranuar”.