×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Martin Berishaj para drejtësisë”, shfaqen grafite në objektet e Prishtinës

    Insajderi
    01 February 2023 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Muret e disa objekteve në kryeqytet u mbushen me thirrjen “Martin Berishaj para drejtësisë”.

    Kjo pasi tash e sa muaj kërkohet të zbardhet e vërteta rreth skandalit të Ambasadorit kosovar në Zagreb, i cili ka mohuar gjithçka rreth aferës ku përflitet emri i tij.

    Kryediplomati kosovar në Zagreb, në prill të vitit të kaluar, sipas mediave në Lubjanë dyshohet se ishte përfshirë në një skandal për shpëlarje parash në Slloveni.

    Mbështetur në raportimet e asaj kohe, Berishaj dyshohet se i kishte bartur rreth 600 mijë euro para kesh nga kompania e tij MB Consulting te politikani slloven, Robert Golob, tash kryeministër i vendit.

    Këto para Berishaj dyshohet t’i ketë marrë nga kompania GEN, me degë në Serbi.

    Kjo e fundit përgjatë viteve 2015-2022 ka derdhur mbi 1 milion euro në xhirollogarinë e MB Consulting, biznes ky në pronësi të diplomatit kosovar.

    Po ashtu, Agjencia Kundër Korrupsionit vitin e kaluar ka nisur hetimet ndaj Ambasadorit Martin Berishaj, për deklarim të rremë të pasurisë, përkatësisht për mosdeklarim të aksioneve të tij në kompaninë private “MB Consulting”, ndërsa së fundmi është bërë e ditur që gjatë dhjetorit të vitit 2022 Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal kundër Martin Berishajt në Prokurorinë Speciale, i cili ka të bëjë me dyshimet e bazuara se Berishaj ka përfituar para nga GEN-I, me seli në Serbi dhe ka bërë shmangie nga tatimet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark