×
Insajderi / Insajderi

Martin Berishajt i vijnë lavdata nga Rrahim Hashimi, njeriu i famshëm si sekser e mashtrues

Insajderi
30 January 2023 - 18:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

I dyshuar për fajde, sekseri Rrahim Hashimi, i ka thurr lavdata Ambasadorit të Kosovës në Kroaci Martin Berishajt, i cili dyshohet se ishte përfshirë në skandalin për shpëlarje parash në Slloveni.

Sipas Rrahim Hashimit, Martin Berishaj është patriot dhe kontribues i madh i çështjes kombëtare.

Tutje, Hashimi Berishajn e ka cilësuar si studentin më të mirë të 10 gjeneratave dhe ndërlidhësi më i mirë i UÇK-së me Vatikanin.

“Nipi i gjeneral Tomë Berishës, njërit prej ushtarakëve që ka pas pretendime ta fillojë luftën sa ishte Millosheviqi i zënë në Bosnjë e Kroaci.(asokohe kur rugova nuk e pati guximin dhe gatishmërinë). Studenti më i mirë i 10 gjeneratave i Universitetit të Lubjanës. Ndërlidhësi më i mirë i UÇK me Vatikanin dhe në zyrat ovale diplomatike italiane”, janë vetëm disa nga lëvdatat që sekseri Rrahim Hashimi i ka drejtuar për Martin Berishajn, shkruan Insajderi.

Postimi i plotë i Rrahim Hashimit:

TRIUMFALIZMI I PERSONALITETIT KOMBËTAR, QË NUK E SHEMBIN DOT STUHITË AZIATIKE

( Që ta dini dhe ta mbani në mend)

Martin Berisha është një patriot dhe kontribues i madh i qështjes kombtare.

1. Nipi i gjeneral Tomë Berishës, njërit prej ushtarakëve që ka pas pretendime ta fillojë luftën sa ishte Millosheviqi i zënë në Bosnjë e Kroaci.(asokohe kur rugova nuk e pati guximin dhe gatishmërinë)

2. Studenti më i mirë i 10 gjeneratave i Universitetit të Lubjanës.

3. Ndërlidhësi më i mirë i UÇK me Vatikanin dhe në zyrat ovale diplomatike italiane.

4. Ndërlidhësi e kontribuesi i aleancës së sotme me shtetin Kroat.(dhe jo me ndonjë shtet të ligës islamike)

5.Mbështetësi më i madhë i ilegales në atë cep të skajshëm të ish Jugosllavisë.

6. Kontribues i përafrimit me Malin e Zi dhe avancimit të të drejtave të shqiptarve në këtë shtet.

SULMET NGA KAZANI MEDIATIK, (suljet dhe ulurimat e ujqërve të uritur, që s’kanë për tia arritë kurr qëllimin)

Sa i përket fushatës të sponsorisuar nga qarqet turkofile dhe dashakqija të shtetit të Kosovës, parat që flitet për to janë tërhjekë nga llogaria e tij e biznesit dhe private e jo nga tenderat e Bugjetit të Kosoves, derisa sa i përketë shitëblerjes së energjisë nga Serbia- Mali i Zi – Kosova, shumë ish qeveritar ose vllëzer të tyre ose familjar të tyre ose shokë të tyre e kanë bërë për dy dekada, sikurse dhe mungesen e reduktimeve e kanë konsideru patriotizëm e jo tradhëti edhe pse rrymë kanë ble nga serbia në kontunitet…!

Derisa kujtojmë se Kryediplomati kosovar në Zagreb, Martin Berishaj, në prill të vitit të kaluar, dyshohet se ishte përfshirë në skandalin për shpëlarje parash në Slloveni.

Pavarësisht kësaj, ai nuk është shkarkuar, dhe as nuk ka nisur një hetim zyrtar kundër tij.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark