×
  • Lajme
  • Insajderi

    Masakrohet pylli në kryeqytet – Policia nuk ‘bëhet e gjallë’

    Insajderi
    08 November 2021 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zona malore në periferi të Prishtinës, konkretisht në fshatrat Bërnicë e Epërme dhe Trudë, janë dëmtuar rëndë nga prerja ilegale e drurëve, shkruan Gazeta Insajderi.

    Pyjet në zonat malore të Bërnicës së Epërme, fshat ky i vendosur në periferi të Prishtinës, vetëm 7 kilometra nga qendra e qytetit, janë duke u dëmtuar rëndë nga prerësit ilegal të drunjëv, të cilët po shfrytëzojnë neglizhencën e organeve të rendit për përfitime financiare.

    Në redaksinë e Gazetës Insajderi, kanë arritur disa fotografi ku shihet dëmtimi i rëndë i kësaj zone nga prerja e pakontrolluar e drurëve.

    Banorët lokal, të cilët kanë preferuar të mbetën anonim kanë treguar se Policia e Kosovës është njoftuar disa herë për këtë çështje, por të njëjtit deri tani nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim.

    PAMJE:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark