×
  • Sport
  • Sport

    Mascherano bëhet trajner i ekipit kombëtar të Argjentinës U-20

    Insajderi
    30 November 2021 - 21:52

    Ish-ylli i Barcelonës, Javier Mascherano do të marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Argjentinës U-20, shkruan Insporti.

    Ish-mesfushori është zgjedhur për të pasuar Fernando Batista, i cili u largua për të marrë drejtimin e Venezuelës.

    Sfidat e tij të para si trajner do të jenë Kupa e Botës U-20 në Indonezi që do të mbahet në vitin 2023.

    Nëse ka rezultate, Mascherano do të ishte edhe trajneri i ekipit olimpik argjentinas për Lojërat Olimpike Paris 2024.

    Ekipi teknik i Mascheranos do të përbëhet nga Pablo Blanco, trajner fizik dhe ndihmësit Alejandro Sabella dhe Oscar Hernandez Romero.c

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark