×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mashtruan se bëjnë termine vizash- Arrestohen dy të rinj në Prishtinë

    Insajderi
    31 January 2023 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy persona sot janë arrestuar në Prishtinë për veprën penale ‘mashtrim’.

    Personat e dyshuar: – A.I,  19-vjeçar dhe L.I 18-vjeçar, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Sipas njoftimit të Policisë, të dy dyshohen të kenë marrë nga së paku 13 persona, shuma të ndryshme parash, duke ju premtuar caktim të terminëve për vizë.

    “Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë  të gjatë kohore  dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.

    Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”, thuhet në komunikatën e PK-së

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark