×
  • Sport
  • Sport

    Matic ia paguan borxhet fshatit të tij në Serbi

    Insajderi
    07 March 2016 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti serb i Chelseat, Nemanja Matic, është shndërruar në një hero në fshatin Vrelos në Serbi, ku u rrit dhe hodhi hapat e parë drejt një karriere të bujshme, shkruan gazeta britanike Mirror.

    Ky fshat ka një popullsi prej 1600 banorësh dhe mesfushori i bluve të Londrës paguan të gjitha borxhet që këta banorë kanë në dyqanin e fshatit. Diçka të tillë ai e bën prej vitesh, madje ka kontribuuar në ndërtimin e shkollave për këtë komunitet.

    Për ta konfirmuar diçka të tillë ka qenë punëtorja e dyqanit, Liljana Popoviç, e cila thotë se Matiç shkon gjithmonë në market dhe sheh listën e shpenzimeve që kanë bërë banorët.

    “Gjëja e parë që bën Matiç kur vjen në fshat është vizita në dyqanin e zonës. Ai pyet gjithmonë për listën e borxheve që kanë këta banorë. Duhet thënë se ky komunitet është shumë i varfër dhe blejnë vetëm produktet bazë. Ai i shlyen të gjitha borxhet e tyre”, thotë Liljana.

    Për mesfushorin e Chelseas ka folur edhe drejtori i shkollës, i cili e vlerësoi ndihmën që ai e jep për komunitetin.

    “Ai na ka ndihmuar shumë me aksesorë sportivë, të cilat u shërbejnë fëmijëve për të zhvilluar orën e fizkulturës”, ka thënë Bosko Sariç. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark