×
  • Lajme
  • Lajme

    Matoshi: Do të gjejmë zgjidhjen më të mirë për deponinë në Harilaq

    Insajderi
    24 October 2018 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se është takuar me përfaqësues të zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, me të cilët ka diskutuar lidhur me caktimin e lokacionit për ndërtimin e deponimit të përkohshëm të materieve të rrezikshme në Harilaq të Fushë- Kosovës.

    Statusi i plotë i ministrit:

    “Sot, bashkë më sekretarin dhe kabinetin tim, kam pritur në takim përfaqësues të zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, me të cilët biseduam për caktimin e lokacionit për ndërtimin e deponimit të përkohshëm të materieve të rrezikshme në Harilaq të Fushë- Kosovës.

    Së bashkë me banorët e Harilaqit, kryetarin z. Burim Berisha dhe Komisionin Evropian do të gjejmë zgjidhjen më të mira, dhe të pranueshëm për të gjithë , për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe mjedisit”, ka shkruar Matoshi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark