×
  • Sport
  • Sport

    Mavraj dikur i tepërt, tani i domosdoshëm

    Insajderi
    25 February 2016 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Situata që kaloi futbollisti i Kombëtares, Mërgim Mavraj gjatë periudhës së afatit të fundit kalimtar ishte nga më të vështirat në aspektin personal për mbrojtësin shqiptar me prejardhje nga Istogu.

    Mbrojtësi i Kombëtares nuk ka kaluar dy stinore shumë të mira me skuadrën e tij, Köln, që prej kalimit nga skuadra e Greuther Furthit në Köln, verën e vitit 2014.

    Gjatë kësaj periudhe dy vjeçare futbollistin e kanë ndjekur disa lëndime afatgjata dhe në anën tjetër vendimet e trajnerit, Peter Stoger që nuk e preferonte mbrojtësin 29 vjeçar para gardës së vjetër të mbrojtësve në ekip, si Domenic Maroh apo Frederic Sorensen.

    Gjatë këtij afati kalimtar, Mavraj sapo ishte kthyer nga lëndimi dhe kërkonte një largim nga skuadra aktuale në mënyrë që të fitonte më shumë minuta në këmbë para Kampionatit Evropian “Euro 2016”, por drejtuesit e Köln insistuan në qëndrimin e mbrojtësit shqiptar.

    Tanimë Mavraj është kthyer të luajë me skuadrën, madje duke qenë vendimtar disa herë me ndërhyrjet e tij dhe përvojën e madhe që posedon në Bundesligë.

    Në katër ndeshjet e para të kësaj faze të stinorit, Mavraj ka luajtur në tre takimet e para në të cilat Kölni mori rezultate pozitive.

    Në takimin e katërt ai nuk u aktivizua për shkak të një lëndimi të lehtë, që ia pamundësoj futjen në fushë dhe pikërisht në këtë takim Kölni pësojë disfatë ndaj Borussia Monchengladbach, 1-0.

    mavraj

    Megjithatë, Mërgimi ka stërvitur me skuadrën gjatë kësaj jave dhe trajneri Stoger e ka pa diskutim shqiptarin në mesin e 11 lojtarëve titullarë për ndeshjen e ardhshme që Kölni e zhvillon të premten ndaj Herthas së Berlinit.

    Kölni është në vendin e nëntë me 29 pikë, katër më pak se Schalke 04 që ndodhet në pozitën e gjashtë, pozitë që dërgon në Evropa Ligë vitin e ardhshëm e që mbetet synimi i Mavrajt dhe skuadrës së tij.

    Situata e mirë e Mavrajt e gëzon edhe trajnerin e Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasin, i cili mbështetet shumë te cilësia dhe partneriteti i Mavrajt me Canën në qendër të mbrojtjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark