Ndeshjet miqësore të Kombëtares kanë shërbyer jo vetëm që De Biazi të ndjekë nga afër lojtarët kuqezi, por që ata të kenë mundësinë edhe të tregojnë veten e tyre për menaxherë dhe vëzhgues të ndryshëm.
Shumë “skautë” kanë qenë në stadium për ndeshjen e parë miqësore të Shqipërisë në Austri.
Mërgim Mavraj nuk ka marrë vetëm vëmendjen e Mynshen 1860, që është duke diskutuar mbijetesën në Bundesligën e dytë, por edhe nga skuadra të tjera, shkruan Panorama Sport.
Sirena turke kanë rënë për qendërmbrojtësin. Mediat turke raportojnë se Bursaspor dhe Trabzonspor e kanë piketuar mbrojtësin e Këlnit për ta tentuar në fund të këtij sezoni, atëherë kur edhe do të rihapet merkato e transferimeve. Në Turqi, mbrojtësit qendrorë që mund të luajnë në të majtë janë “me pikatore”, ndaj edhe Mavraj shihet si një futbollist i denjë për këtë rol./Insajderi.com